02 Maj 2024

Qeveria themelon komisionin për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Prishtinë, 22 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 62 –të, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka themeluar Komisionin Qeveritar për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet më 5, 6 dhe 7 mars 2012.

Për këtë manifestim, që do të mbahet nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Qeveria ka ndarë një buxhet prej 50 mijë euro.

Në bazë të kërkesës së Komisionit Parlamentar për amandementimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës i themeluar me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 22.04.2011, Qeveria ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 25 mijë euro.

Qeveria ka diskutuar lidhur me deklarimin e dividendës nga ana e PTK-së dhe ka kërkuar nga PTK dhe Bordi i Drejtorëve të saj një dividendë në shumën prej tridhjetë e pesë milion (35,000,000) euro.

Në vazhdim Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që ndodhen në zonat kadastrale të komunave Obiliq, Vushtrri dhe Prishtinë. Këto prona preken nga ndërtimi i Fabrikës së Ujit në fshatin Shkabaj. 

Po ashtu është marrë vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që ndodhen në zonat kadastrale të komunave Lipjan dhe Graçanicë për ndërtimin e  linjës L 112,110 kV.

Qeveria ka shqyrtuar Planin Hapësinor të  Zonës me Interes të Veçantë “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Kleçkë dhe Divjakë”, i cili do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për miratim. Sipas zëvendësministrit të Ilir Mirena, dokumenti, plani hapësinor është hartuar në përputhje të plotë me rregullat që dalin nga ligjet në fuqi.

Sipas propozimit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik Qeveria ka miratuar listën për rentat minerare që bartësit e licencave duhet t`i paguajnë për ushtrimin e aktiviteteve të licencuara për shfrytëzimin e Resurseve Minerale në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)