Qeveria Thaçi mund të rrëzohet nga trazirat sociale
Prishtinë, 7 gusht - Institucioni i pavarur hulumtues me seli në Londër, i specializuar për analiza dhe parashikime mbi rrezikun politik, ekonomik, të biznesit dhe atë financiar "Business Monitor International" ka vlerësuar për situatën aktuale në Kosovë se qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi mund t'i vijë fundi vetëm përmes trazirave sociale.
Madje nëse del ky parashikim, atëherë vendi mund të kalojë edhe më zgjedhje të parakohshme, shkruan Tribuna.
Trazirat sociale mund të çojnë në rënien e qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, thuhet në raportin e Business Monitor International.
Por duke qenë se prezente është ushtria dhe diplomacia ndërkombëtare nuk do të lejohet që të ketë një përshkallëzim të dhunës.
/Tribuna/