Qeveria tërheq ratifikimin e Demarkacionit
Prishtinë, 1 shtator - Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës Kryeministri Isa Mustafa ka tërhequr ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Kryeministri Mustafa ka njoftuar kuvendin se në situatën e krijuar nuk mund të procedohet tutje me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Mustafa tha se sot nuk janë rrethanat për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.
\"Tërheqja nuk nënkupton se ne do ta rishqyrtojmë apo rinegociojmë marrëveshjen, por do ta shqyrtojmë momentin kur do ta procedojmë sërish, ka deklaruar Mustafa.