Qeveria teknike, opsion i fundit
Prishtinë, 17 tetor - Akoma nuk janë shterur të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve, vlerësojnë analistët. Sipas tyre, qeveritë teknike formohen në situata të jashtëzakonshme dhe kanë mandat të caktuar.
Analisti politik, Krenar Gashi, ka thënë se në demokracitë parlamentare, qeveritë teknike vijnë si zgjidhje e fundit, pra vetëm kur nuk mund të arrihet ndonjë zgjidhje tjetër.
Kjo për shkak se gjithëpërfshirja në qeveri e cungon jetën parlamentare, debatin parlamentar e bashkë me këtë edhe vet demokracinë e cila bazohet në një sistem të llogaridhënies dhe mbajtjes në përgjegjësi, ka thënë ai. /Tribuna/