20 Janar 2025

Qeveria: Sulmi ndaj Mehës, sulm qyqar

Prishtinë, 11 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon ashpër sulmin qyqar të grupeve parapolitike brenda tre partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës për Kosovën, kundër Murat Mehës, kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Aktet e ulëta dhe të dhunshme të kryera nga aktivistët e tre partive opozitare, të cilët po hedhin “molotovë” mbi policët dhe institucionet e vendit, po dëmtojnë pronat private dhe po lëndojnë qytetarët dhe gazetarët, janë veprime që kanë për synim zhytjen e vendit në anarki, duke mos kursyer tashmë as jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Pas djegies së planifikuar të institucioneve një ditë më parë, tashmë aktivistët e tre partive po sulmojnë qytetarët e vendit me qëllim që të mbjellin frikë dhe mundësisht të provokojnë reagime dhe konflikte ndërmjet qytetarëve të vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët që të mos bien pre e këtyre provokimeve, por që të bashkuar të refuzojnë skenarët e errëta të cilët po synojnë t’i zhbëjnë të gjitha sukseset e arritura në Kosovë për dekada të tëra, me të vetmin qëllim realizimin ambicieve politike.

Qeveria e Kosovës fton organet e rendit që të marrin masa për kapjen e kryesve të këtyre sulmeve qyqare dhe parandalimin e përsëritjes së veprime të tilla të ulëta, të dirigjuara nga selitë e tre partive opozitare.

Qeveria e Republikës së Kosovës me këtë rast shpreh vendosmërinë e saj të plotë, për të punuar në realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane, me mbështetjen e qytetarëve të vendit dhe në partneritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)