19 Janar 2025

Qeveria: S’ka kritere shtesë, BE-ja përmend “udhëzime” të mëtejme

Prishtinë, 22 mars - Për Qeverinë e Kosovës çështja e liberalizimit të vizave është punë e kryer dhe se tani do të presin vetëm hapin e radhës, që është rekomandimi i Komisionit Evropian për futjen e Kosovës në zonën Schengen, shkruan sot Koha Ditore.

Misioni vlerësues i Bashkimit Evropian gjatë javës së kaluar ka qëndruar në Kosovë, për të vlerësuar përmbushjen e tetë kritereve për të cilat ishte thënë se do të jenë të fundit.

Por Zyra e BE-së në Prishtinë në përgjigjen dërguar gazetës ka përmendur dhënien e udhëzimeve të tjera për hapat e mbetur. Edhe njohës të integrimeve evropiane janë shprehur skeptikë se rekomandimi për heqje vizash do të ndodhë sivjet.

Prezantimet dhe informatat e ofruara nga ana e institucioneve vendore gjatë takimeve të zhvilluara me ekspertët e shteteve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian, sipas Ministrisë së Integrimeve, u kanë mundësuar atyre të kenë një vlerësim gjithëpërfshirës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)