22 Dhjetor 2024

Qeveria shtyn vendimet për reciprocitetin për targat dhe dokumentet

Prishtinë, 31 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke shtyr vendimin për reciprocitetin ndaj Serbisë për targat dhe dokumentet.

Në deklaratën e lëshuar të Qeverisë së Kosovës, thuhet se ekzekutivi jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve, kur dhe do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë, përcjell Klankosova.tv.

”Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”.

Në një postim në Facebook thuhet se Qeveria e Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje dhe se bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë.

“Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e sotme të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar”, thekson Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë.

"Falënderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin", përfundon deklarata e Qeverisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)