Qeveria shpallë ditë pushimi 28 Nëntorin
Prishtinë, 23 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin, si ditë e shqiptarëve, ta shpallë ditë pushimi.
Kryeministri Haradinaj e shpallë ditë pushimi 28 Nëntorin që njihet tradicionalisht si “Dita e Flamurit”, për t’i respektuar vlerat historike dhe kulturore si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.