29 Prill 2024

Qeveria shpall 28 Nëntorin ditë pushimi në Kosovës

Prishtinë, 24 nëntor  - Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës ditën e hënë e shpall ditë pushimi në Republikën e Kosovës.

28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë sonë kombëtare.