19 Janar 2025

Qeveria ri procedon propozimin e kandidatëve për anëtarë të OSHP-së

Prishtinë, 18 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e tetëdhjetë të rregullt, në të cilën ka ri proceduar propozimin e kandidatëve për anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për t’i riproceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetarë dhe anëtarë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Kryeministri Isa Mustafa tha se me këtë akt plotësohen kushtet ligjore meqenëse me ligj është paraparë që së paku dy anëtarë të propozohen për çdo vend.

“Ne kemi tre vende atje, vendin e kryetarit dhe dy vende për anëtarë të OSHP-së, prandaj mund t’ju them se sipas informatave që kam se po ashtu është kompletuar i tërë dokumentacioni për ta, sa i përket edhe biografisë dhe dokumentacionit tjetër ligjor i cili kërkohet”, tha kryeministri Mustafa.

Në vazhdim të mbledhjes së sotme është aprovuar në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkufitar, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kjo marrëveshje është në funksion të mbështetjes së implementimit të bashkëpunimit ndërkufitar sipas IPA II 2014-2020.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Zhvillimit Ekonomik për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe \\ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST Sh.A. dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut – KOSST Sh. A. Marrëveshja synon t’i kontribuojë stabilizimit regjional të tregut të energjisë elektrike.

Gjatë mbledhjes, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, njoftoi kabinetin qeveritar që Kosova është anëtarësuar në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave. 

Ai tha se për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të Tregtisë dhe Ministrinë e Kulturës, është lajm i madh sepse kjo organizatë ndërkombëtare ndër më të vjetrat që janë në botë tashmë mundëson Kosovën edhe zyrtarisht të merr pjesë në ekspot që organizohen në mënyrë të rregullt si dhe në panairet dhe përfaqësimet e ekspozitat tjera ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)