17 Janar 2025

Qeveria propozon Valdet Sadikun zyrtar ndërlidhës në Beograd

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka propozuar ambasadorin aktual në Zagreb, Valdet Sadiku, në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd.

Propozimi për këtë emërim i ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i bërë në emër të Qeverisë së Kosovës, i është dërguar presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila do të vendos për dekretimin e ambasadorit Valdet Sadiku, shef të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Beograd.

Hapja e Misionit të Posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura fqinje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)