23 Janar 2025

Qeveria pritet që këtë javë ta riprocedojë themelimin e Speciales

Prishtinë, 27 korrik - Qeveria e Kosovës pritet që këtë javë ta riprocedojë amendamentin e njëjtë kushtetues, i cili hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, i cili herën e parë nuk kishte marrë 80 votat e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit.

Zyrtarisht Qeveria vazhdon të heshtë rreth modalitetit që do ta aplikojë për ta riproceduar ndryshimin kushtetues.

Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar se nuk do të kalojë lehtë përpjekja e dytë e Qeverisë, pasi konsiderojnë se kjo çështje është mbyllur kur deputetët i kanë thënë herën e parë ‘jo’ ndryshimit kushtetues për specialen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burime të gazetës kanë thënë se partitë e koalicionit janë “bindur” se do t’i bëjnë 80 votat e nevojshme për ta kaluar Specialen, pasi “Thaçi ka arritur t’ua ndryshojë qëndrimin disa prej deputetëve të vet kundërshtues”. Në qeveri nuk është në diskutim plotësimi apo ndryshimi i amendamentit ekzistues, të cilin Gjykata Kushtetuese e kishte cilësuar të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Derisa nga PDK-ja vazhdojnë të heshtin, sa i përket sigurimit të numrave për specialen, as partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike të Kosovës, nuk e di se kur deputetët do t’u duhet t’i ngrenë sërish duart për specialen.

I pyetur nëse i kanë bërë numrat si koalicion, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka theksuar se nuk mund të flasë në emër të koalicionit. Por ka konfirmuar se në LDK janë unik sa i përket kësaj çështjeje.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)