19 Janar 2025

Qeveria pret raport pozitiv për viza

Prishtinë, 4 prill - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku,  u takua sot me përfaqësuesin special të BE-së njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në agjendën evropiane të Kosovës.

Përfaqësuesi special i BE-së njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar, përgëzoi ministrin Çollaku për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke ofruar mbështetjen e BE-së, në zbatimin e saj.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe u konstatua se raporti nga misioni vlerësues i muajit mars lidhur me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE-së në këtë proces, pritet të jetë pozitiv dhe do t’i hap rrugë vendimit meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)