23 Janar 2025

Qeveria premtoi rikthimin e gjykatës speciale në Kuvend

Prishtinë, 9 korrik - Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në intervistën eskluzive dhënë për RTK, e cila transmetohet sot, tha se qeveria e Kosovës, ka premtuar rikthimin e qështjes së \' gjykatës speciale; në Kuvend, pas dështimit për të siguruar votat e nevojshme dy javë më parë.

Ambasadorja theksoi Gjykata Speciale duhet të miratohet sa më shpejt sepse Shtetet e Bashkura të Amerikës, nuk mund që gjithë kohën të merren me problemet në Kosovë.

`Ka shumë problem bota, vetë Evropa dhe ne nuk kemi kohë të merremi vetëm me Kosovës. Megjithse, ne vazhdojmë te jemi miq të mirë të Kosovës. SHBA do të vazhdojë ta mbeshtësin Kosovës`, tha Jacobson, në intervistën lamtumirëse, pasi tani e tutje ajo do rikthehet në Uashington.

Në intervistën e dhënë për RTK ambasadorja Amerikane ne Kosov, Ambasadorja foli për përshtypjet e saja gjatë trë viteve në Kosove, për ditët e mira dhe të vështira gjatë mandatit të sajë, për bashkëpunimim me Institucionet e Kosovës dhe partitë politike në vend.

Jacobson është përgjigjur edhe në shumë pyetje të tjera, si për ngërqin politik, për opinionin e sajë, për Vetëvendosjen, për protetestat e Opozitës, për rolin e shoqërise civile dhe medias etj etj. Ndiqeni emisionin për t\'i mësuar qëndrimet e Ambasadore Amerikane Jacobson.

Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka treguar arsyet se pse nuk ka pasur takime me drejtuesit e Vetëvendosjes gjatë punës së saj në Kosovë. Jacobson në përfundim të mandatit, në një intervistë në RTK ka thënë se me këtë parti nuk është takuar, sepse sipas saj Vetëvendosje përdorë taktika të dhunshme.
Ajo ka thënë se ky subjekt politik duhet të bëjë ndryshime në qëndrime dhe të jetë më paqësore.

\"Po ka një arsye specifike përse nuk takohem me ta si parti (Vetëvendosjen), dhe arsyeja është përdorimi i taktikave të dhunshme. Nuk mendoj se është legjitime dhe e përgjegjshme që të merren ose të përfshihen me protesta të dhunshme siç ka qenë më herët gjatë fillimit të vitit, ku ka pasur shumë lëndime të policëve dhe protestues. Ka pasur edhe dëmtime në pronë. Nuk mendoj se kjo ja ka dhënë pamjen më të mirë Kosovës në skenën botërore\", ka thënë ajo në RTK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)