Qeveria po punon për krijimin e kushteve për sundim të ligjit
Prishtinë, 12 janar Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Shefin e Zyrës belge në Kosovë, Pascal Gregoire.
Gjatë këtij takimit, Shefi i Zyrës belge, Pascal Gregoire, vlerësoi punën e Qeverisë së Kosovës të bërë deri me tani dhe u interesua për strategjinë e Qeverisë për gjyqësorin dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi.
Zëvendëskryeministri Kuçi, njoftoi Shefin e Zyrës belge për krijimin e bazës ligjore për sistemin e drejtësisë dhe për punët tjera që janë duke u bërë, për funksionim sa më të mirë të këtij sistemi.
Në këtë takim u bisedua, po ashtu edhe për zhvillimet politike në Kosovë, si dhe për planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik të vendit.