23 Janar 2025

Qeveria po e degradon shërbimin diplomatik

Prishtinë, 20 korrik - Ka ngecur procesi i emërimit të ambasadorëve të Kosovës, edhe pse disa prej tyre tashmë u janë nënshtruar procedurave të intervistimit.

Më shumë se dy muaj janë bërë që kur të propozuarit për ambasadore Vlora Çitaku në Washington, Leon Malazogu në Tokio, si dhe i propozuari për “Ambasador at Large”, Bujar Bukoshi - presin dekretimin e presidentes Atifete Jahjaga, shkruan sot Koha Ditore.

Nga Presidenca nuk kanë treguar arsyet e vonesave, duke insistuar se po veprojnë konform ligjit. Ndërkaq, nga Ministria e Punë të Jashtme, e cila drejtohet nga ish-kryeministri Hashim Thaçi nuk kanë ofruar asnjë sqarim në lidhje me këtë proces.

Opozita ka kritikuar Qeverinë për degradim të shërbimit të jashtëm, duke e vënë atë në shërbim të militantëve partiakë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)