Qeveria po bën punësime jashtëligjore me kontratë mbi vepër
Prishtinë, 17 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se është e shqetësuar me pamundësinë e dëshmuar të Qeverisë që të bëjë reformimin e administratës, që është një ndër kushtet që duhet plotësuar për integrim në Bashkimin Evropian.
Kjo Qeveri sipas AAK-së është duke punuar në kundërshtim me reformat dhe nuk ka vullnet të punojë për mirëqenien e gjithë popullatës por vetëm për interesa të ngushta klanore.
\"Në këtë drejtim duam të tërheqim vëmendjen se janë duke u bere punësime jashtëligjore duke u praktikuar në formën e punësimeve me kontratë mbi vepër.\"
\"Këto punësime janë bërë dukri në të gjitha nivelet, qendrore dhe lokale dhe krahas shkeljes qe përbejnë, po shërbejnë për punësime te militanteve partiakë dhe familjar te personave politikë bile edhe me pozita të larta te këtij koalicioni qeverisës\", thekson AAK.
Shkelje e radhës sipas AAK-së është duke u bërë edhe me mosimplementimin e kontratës kolektive të punës lidhur me pagesën e shujtave dhe transportit si dhe pagesave jubilare për punëtorë.
Sa i përket pensioneve AAK thotë së është e shqetësuar për çështjen e pagesës se pensioneve për ish pensionistet nga Fondi i Kontributeve Pensionale, i grabitur nga Serbia.
Kur dihet se me ligjet në fuqi pensionistët e kanë të drejtë të pamohuar gëzimin paqësor të posedimeve të tyre .
\"Prandaj, propozojmë që në takimet e radhës të jetë prioritet edhe çështja në fjale, dhe kjo Qeveri të demonstroj mbrojtjen shtetërore dhe ligjore që duhet të ju bëhet qytetarëve të saj.\"
\"Në kontest të Pensioneve dhe shkeljeve ligjore në ngrisim edhe një shqetësim për shkeljen e ligjit në fuqi L 04/ 131 për skema pensionale të financuara nga shteti i cili ligj është duke u implementuar në mënyrë selektive dhe nuk zbatohen pagesat e pensioneve invalidore dhe atyre familjare edhe pse ligji ka filluar të zbatohet prej 01.01.2015\", thekson AAK.
Gjithashtu edhe pagesat e pensioneve të veteranëve të luftës sipas AAK-së nuk po bëhen nga dita e parashtrimit të kërkesës por disa muaj më vone duke ju mohuar edhe mundësin e pagesës retroaktive për muajt e humbur, që është shkelje e të drejtës universale të garantuar me ligj .
\"Dhe se fundi një shqetësim te bazuar për familjet e pastreha në shtetin tonë, që në bazë të dhënave nga Komunat dalin shifra të disa mira familjeve të pastrehë të cilëve Ministria me kompetenca për sigurim të mirëqenies dhe kjo Qeveri nuk arriti tu dal në ndihmë.\"
\"Për 17 vite edhe ato pak ndërtesa për banim social që u ndërtuan u ndan në mënyra abuzuese duke u marr edhe nga kryetar Komunash, akt qe ka humbur edhe shpresën me të vogël te kjo kategori për mirëqene.\"
\"Sot e përditë mediat tona janë te mbushura me pamje trishtuese, dhe reportazhe të familjeve të tilla, pamje të cilat tregojnë qartë injorancën shtetërore, dhe në të njëjtën kohë hapin fatin që disa prej këtyre rasteve të përkujdesen nga diaspora dhe njerëz të vullnetit të mirë, në vend të përkujdesjes që duhet Shteti të bëj për ta\", konsderon AAK.