Qeveria planifikon polici për bllokimin e azilkërkuesve
Prishtinë, 9 korrik - Qeveria e Kosovës është duke planifikuar bashkë me Prokurorinë e Shtetit dhe policinë që të koordinojnë veprimet mes vete dhe të ndalojnë kosovarët që ia kanë mësyrë Evropës për të kërkuar azil.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka thënë se për këtë çështje janë duke punuar për së afërmi edhe me vendet në Bashkimin Evropian me qëllim që të bëhet kthimi i azilantëve që tashmë kanë mbërritur në vendet e Evropës.
Ajo ka konfirmuar se Qeveria është në dijeni se katërmijë kosovarë janë duke u mbajtur në Hungari të cilët që nga janari kanë bërë përpjekje që të ikin nga Kosova. Dhe duke e parë se ky trend është në rritje, Citaku tregon se janë intensifikuar punët e institucioneve të Kosovës me qëllim të ndaljes së tyre.
Në ditët vijuese do të kemi takim me ministrin e Punëve të Brendshme, me kryeprokurorin e shtetit dhe me drejtorin e Policisë së Kosovës në mënyrë që ti koordinojmë veprimet me qëllim të parandalimit të këtij fenomeni, ka konfirmuar Citaku.
Këtë shqetësim Citaku e ka diskutuar edhe me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë njëherazi përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zhbogar.
\"Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është e shqetësuar në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve ilegalë nga Kosova drejt vendeve anëtare të BE-së, ka njoftuar të hënën Zyra e BE-së në Prishtinë.
Nga zyra e Zhbogarit është konfirmuar për Zëri se ai ka pasur takime me ministren Çitaku në lidhje me rëndësinë e përmbushjes së planit të veprimit për liberalizimin e vizave dhe për ndaljen e trendit të azilkërkuesve nga Kosova...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)