22 Janar 2025

Qeveria përshëndet ratifikimin e MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE

Prishtinë, 2 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës, përshëndet miratimin e sotëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike.

Qeveria e Kosovës e konsideron këtë vendim shumë të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, i cili i hap rrugën proceseve të mëtejshme integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, vendos bazamentin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, që përbën një mundësi shumë të mirë për ndërmarrjen e reformave për fuqizimin shtetit  ligjor, krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik, thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar me vendet e BE-së, dhe përafrim të gjithanshëm të Kosovës me vlerat dhe standardet  evropiane.

Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të punojë me përkushtim edhe më të madh për përmbushjen e të gjitha kritereve të parapara në këtë Marrëveshje, që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda një periudhe optimale.

Qeveria e Kosovës falënderon Bashkimin Evropian dhe të gjitha shtetet anëtare të saj, si dhe të  gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për përkushtimin e palëkundur për të quar përpara agjendën evropiane, si të vetmen alternativë dhe aspiratë integruese të popullit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)