Qeveria pa plan për të ndalur migrimin
Prishtinë , 21 dhjetor - Analistët shprehen se fjalimi i kryeministrit Isa Mustafa se janë duke punuar intenzivisht për ta përgatitur një plan qeveritar, që do të jetë i gatshëm deri kah mesi i janarit, është non sens.
Ata thonë se plani duhej të formohej urgjentisht për të ndalur këtë dramë të migrimeve, e cila nuk po merr fund, por karvani i atyre që po lënë Kosovën është i tmerrshëm.
Viti që tashmë po lëmë pas është përshkruar me ikjen e dhjetëra mijëra personave jashtë vendit, duke e bërë që Kosova të prijë me numrin më t ë madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari, Gjermani, Francë etj, teksa në anën tjetër Qeveria e sapoformuar, nuk brengoset fare për këtë tragjedi kombëtare.
Rreth 35 mijë persona kërkuan azil gjjatë 2014 vetëm ën strehimoret e Hungarisë e të mos flasim për numrin e madh të azilkërkuesve në vendet e tjera./Kosova Sot/