Qeveria pa plan dhe program
Prishtinë, 4 janar - Qeveria e Isa Mustafës vazhdon ta udhëheqë shtetin pa një plan qeverisës.
Ndonëse, në Kuvendin e Kosovës lexoi prioritetet e Qeverisë së tij, ai asnjëherë para të zgjedhurve të popullit nuk paraqiti ndonjë dokument apo plan pune, se cilat do të jenë prioritetet e qeverisë së tij.
Analistët thonë se nga Qeveria Mustafa presin se si ai do ta bëjë zhvillimin ekonomik të vendit, si do ta nxjerrë shëndetësinë nga humnera ku ka rënë tash e sa vjet, çka do të bëjë me arsimin, i cili është degraduar dhe politizuar skajshmërisht dhe me reformimin e administratës publike, e cila është voluminoze.
Ndërkohë të vetmen gjë që ka premtuar kryeministri i ri është se gjatë këtij muaji do të dalë me një plan qeverisës, për të cilin plan të gjithë janë kureshtarë ta shohin se si duket dhe cilat do të jenë prioritet.
/Kosova Sot/