21 Janar 2025

Qeveria nuk pranon dialog me kushte

Prishtinë, 13 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se partitë opozitare duhet ta pranojnë ftesën për dialog dhe se vetëm përmes dialogut mund të gjendet zgjidhja për situatën e krijuar.

Ai ka thënë se Qeveria nuk e ka ndërmend të pranojë dialog me kushte. “Janë disa rregulla në politikë që dialogu nuk bëhet me kushte por dialogu bëhet me vullnet të mirë dhe përgjegjësi kushtetuese ligjore dhe politike dhe çdo vullnet i mirë do të respektohet nga ana e Qeverisë prej kujtdoqoftë.\"

\"Ftesa është që të ndërpriten veprimet që nuk janë në traditën, as si qytetarë të Kosovës, as të politikës kosovare të këtyre 15-16 viteve të demokracisë, prandaj mendoj që ka hapësirë që të gjithë ta dhënë kontributin e tyre dhe të bëjnë një vështrim të këtij procesi”, ka deklaruar Thaçi për “RTV21”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)