18 Janar 2025

Qeveria nuk kërkon shuarjen e EULEX-it

Prishtinë, 7 tetor - Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme që nuk mund ta shuajë EULEX-in. Misioni i BE-së për sundimin e ligjit do të vazhdojë të ketë kompetenca ekzekutive edhe pasi t`i ketë përfunduar mandati i dytë në qershor të vitit të ardhshëm.

\"Kështu misioni do të vazhdojë të punojë në 250 rastet e hapura që ka nëpër gjykata dhe prokurori të Kosovës\",-shkruan “Tribuna”.

Disa nga këto raste kanë të bëjnë me ish-komandantë të UÇK-së dhe politikanë të fuqishëm. Ata dyshohen për krime lufte ose për korrupsion e krim të organizuar.

Zv/kryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka komentuar pozicionin e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për mbajtjen e kompetencave ekzekutive nga EULEX-i, pozicion ky i shfaqur në një letër diplomatike të këtyre shteteve dërguar BE-së.

Ai, siç shkruan \"Tribuna\" është shprehur se Qeveria e Kosovës nuk është në garë për ta dëbuar EULEX-in, por pret që gjatë negociatave me BE-në të arrijë të transferojë sa më shumë që është e mundshme kompetenca nga EULEX-i tek institucionet vendase.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)