Qeveria nuk ka realizuar 65 për qind të objektivave
Prishtinë, 31 mars - Lëvizja FOL nxjerrë sot të gjeturat nga monitorimi një vjeçar i Planit të qeverisë për vitin 2015. Lëvizja FOL përmes projektit Matësi i së Vërtetës të filluar në vitin 2015, ka monitoruar objektivat e parapara nga qeveria në planin një vjeçar të saj.
Duke konsideruar se është në interes të publikut dhe të qytetarëve që të analizohet puna dhe performanca e qeverisë, Lëvizja FOL ka monitoruar çdo veprim të qeverisë të vendosur në planin e saj një vjeçar.
Një pyetësor i përgatitur nga FOL është dërguar në secilën ministri për të marrë përgjigje për zbatimin e objektivave të parapara nga vetë qeveria. Pothuajse të gjitha ministritë kanë bashkëpunuar me FOL duke kthyer pyetësorët me përgjigje. Të dhënat nga pyetësori janë përmbledhur në një raport vjetor duke vlerësuar punën e secilës ministri ndaras por edhe punën e qeverisë në tërësi. FOL ka monitoruar vetëm sasinë e veprimeve duke shikuar nëse ato janë përmbushur në afatin e paraparë, por jo edhe cilësinë e tyre.
Mbi bazën e të gjeturave, FOL shpreh shqetësimin e saj në lidhje me performancën e dobët qeverisë për vitin 2015. Siç argumentohet nga të dhënat që vetë ministritë i kanë dërguar, qeveria nuk ka përmbushur 65% të objektivave të saj për vitin 2015.
Ky nivel i ulët i performacës duhet të përmirësohet pasi veprimet e parapara për vitin 2015 duhet të barten për vitin 2016 duke e bërë edhe më të vështirë arritjen e premtimeve dhe objektivave që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ju lutem, gjeni më poshtë përmbledhjen e të gjeturave nga monitorimi një vjeçar i punës së qeverisë.