27 Prill 2024

Qeveria në gjendje gatishmërie

Prishtinë, 13 shkurt - Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria ka në funksion të gjithë mekanizmat e saj në ndihmë qytatërve që po përballen me nëj situatë tejet të vështirë për shkak të motit. Në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Thaçi, ka thënë se ka aktivizuar të gjitha segmentet e sigurisë që situata të mbetet nën kontroll.

Gjendja e rëndë sinoptike në tërë Kosovën ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku Kryeministri i vendit u zotua se Qeveria ka dispozicion të qytetarëve të gjithë resurset e saj.

Kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, ka thënë se situata është e rëndë dhe Qeveria është ngritur në gatishmëriën e saj më të lartë për t’u përballur me situatën.

Ndërsa, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se përkundër problemeve në nyjet e qarkullimit dhe funskionimit normal, trupat e FSK-së janë në çdo pjesë të vendit në shërbim të qyterarëve.

Kryeminsitria, tha se sot do të shkoj me ekipin e tij në komunat e Dukagjinit, Gjakovë, Junik, Deçan dhe Pejë të cilat janë goditur më së shumti nga bora.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)