11 Janar 2025

Qeveria ndan nga 5000 euro shoqatat e familjeve të personave të pagjetur

Prishtinë, 26 shkurt - Në hapje të mbledhjes së 91-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj i ka dëshiruar mirëseardhje në Kabinetin Qeveritar, ministres së re në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj i ka dëshiruar suksese dhe përmbushje të detyrave në këtë pozitë ministres së re.

Po sot, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 115,740 (njëqind e pesëmbëdhjetëmijë e shtatëqind e katër dhjetë) euro për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, që do të mundësojnë funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës së këtij Komisioni.

25,170 (njëzet e pesë mijë e njëqind e shtatëdhjetë) euro janë ndarë për mbulimin e aktiviteteve që do të zhvillohen për Epopenë e Dukagjinit, sipas kërkesave të degëve të shoqatave të OVL të UÇK-së në Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog, dhe kërkesës së Bashkësisë Lokale Radec dhe Klubit të Boksit nga Peja.

Kabineti Qeveritar ka shqyrtuar propozimin për ndarjen e mjeteve  financiare për shoqatat e familjareve të të pagjeturve për mbulimin e shpenzimeve për aktivitete gjatë viti 2019. Qeveria ka vendosur që secila nga këto shoqata të mbështeten me nga 5 mijë euro.

Njëkohësisht, në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe kërkesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës, përkatësisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulimit për vitin 2019, në shumën prej 171,864 (njëqind e shtatëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) euro.

Miratimin e kabinetit qeveritar  e ka marrë edhe vendimi për nënshkrimin e Deklaratës së Qëllimit për ndërprerjen e Marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës, si marrëveshje e marrë përsipër nga Republika e Kosovës me procesin e suksedimit të Marrëveshjeve Bilaterale të nënshkruara nga ish-RSFJ-ja me shtet tjera. Nënshkrimi i kësaj deklarate i hapë mundësinë për nisje të negociatave për Marrëveshje të Sigurimeve Sociale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

Kabineti Qeveritar ka shqyrtuar kërkesën e kompanisë “Euromaks” nga Peja, me qëllim të përballjes me dëmet e shkaktuara nga zjarri në këtë kompani. Kabineti ka vendosur që t’i rekomandojë kërkuesit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të ndiqen procedurat ligjore në kërkim të mbështetjes dhe ndihmës shtetërore.

Vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim të përhershëm për interes publik të pronave që preken nga “Ndërtimi i Parkut të Energjisë me erë në Selac”, ka marrë miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)