27 Prill 2024

Qeveria ndan 25 mijë euro për familjen e policit Zymberi

Prishtinë, 27 korrik - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 25 mijë euro ndihmë për familjen e policit të vrarë në aksionin e policisë për të vendosur rendin në veri, ndërsa ka paralajmëruar se një herë e mirë do të rregulloj me ligj çështjen e policëve të rënë.
 
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 25 mijë euro si ndihmë për familjen e policitë të vrarë në aksionin e Policisë së Kosovës për të vendosur rendin në veri, ndërsa ka paralajmëruar se një herë e mirë do të rregulloj me ligj çështja e policëve të rënë në detyrë.

Kryeministri, Hashim Thaçi duke i shpreh ngushëllime familjes së policit të vrarë ka njoftuar se me propozimin e Qeverisë sot Presidentja e Kosovës ka nderuar pjesëtarin e Njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi me titullin “Hero i Kosovës”.

“Ia kemi borxh Enverit, e mbi të gjitha fëmijëve të tij, dhe gjithë Kosovës që sovranitetin e Kosovës, kufijtë e saj t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë përgjithmonë. Heroi Zymberi ka rënë në mbrojtje të Kushtetutës, ligjeve, integritetit dhe tërësisë territoriale të vendit”, tha Thaçi.

Kryeministri ka bërë të ditur se ka biseduar me ministrin e Brendshëm, që në një të ardhme të afërt të rregullohet me ligj çështja e të gjithë policëve të rënë në detyrë, që familjet e tyre të ketë pensionet dhe kjo çështje të rregullohet njëherë e përgjithmonë me ligj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)