21 Janar 2025

Qeveria Mustafa - Thaçi nuk është e gatshme të tërhiqet

Prishtinë, 7 janar - Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Basri Musmurati, ka thënë se protesta e paralajmëruar nga opozita për këtë të shtunë është e panevojshme.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se Qeveria Mustafa - Thaçi nuk është e gatshme të tërhiqet.

“Fillimisht mendoj se protesta është e panevojshme, kurse kërkesa për dorëheqjen e Qeverisë është e drejtë e tyre dhe këtë kërkesë nuk mund t’ua mohojë askush. Qeveria është duke punuar dhe nuk besoj se do të dorëhiqet. Pra, Qeveria nuk është e gatshme të tërhiqet për këto kërkesa”, ka deklaruar Musmurati.

Ai ka thënë se nuk janë harxhuar të gjitha mjetet dhe marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të diskutohet në Kuvend dhe, sipas tij, nëse aty vendoset se është antikushtetuese, atëherë le të kërkohet anulimi i saj, në të kundërtën thotë se lëshimet mund të përmirësohen me rastin e hartimit të statutit për Asociacionin.

“Pavarësisht se është kështu, do të duhej të uleshin në Kuvend dhe t’i bisedonin këto çështje, në mënyrë që deputetët ta shfaqin mendimin e vet. Prandaj, nëse në Kuvend vendoset se marrëveshja është antikushtetuese, atëherë le të kërkohet anulimi i saj por, nëse konsiderohet se janë bërë lëshime, mund të përmirësohen me rastin e hartimit të statutit për Asociacionin”, është shprehur ai.

Duke folur për marrëveshjen e koalicionit me LDK-në, Musmurati ka bërë me dije se marrëveshja ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do të respektohet dhe Hashim Thaçi do të bëhet president.

Gjithashtu, ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të qeveriset nga PDK-ja.

“Çdo marrëveshje e arritur duhet të realizohet. Po ashtu, edhe në kuadër të marrëveshjes në mes të PDK-së dhe LDK-së është e arsyeshme dhe e domosdoshme që z. Hashim Thaçi të bëhet president.\"

\"Prandaj, besoj se kjo do të ndodhë, sepse Thaçi nuk është thjesht vetëm kryetar i partisë më të madhe në Kosovë, por është një lider, burrështetas, i cili jo vetëm se është i rëndësishëm në rajon, por pranohet në gjithë botën”, ka deklaruar Musmurati. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)