02 Maj 2025

Qeveria Mustafa s’ka shpëtim, veç vonim

Prishtinë, 29 janar - Tri partitë opozitare nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje.

Madje, nënkryetarja e “Vetëvendosjes”, Fatmire Mulhaxha - Kollçaku, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shprehet e bindur se kjo Qeveri nuk ka shpëtim, por, siç thotë ajo, veç vonim.

Sa i përket zgjedhjes së kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, për president të Kosovës, numri dy i “Vetëvendosjes”, thotë se nuk është i denjë për pozitën më të lartë në shtet.

“Po besoj që opinioni është i njoftuar që një kohë të gjatë që tri subjekte politike janë bashkuar fillimisht rreth dy kauzave, që janë dy marrëveshjet që ne i konsiderojmë shumë të dëmshme dhe në vazhdimësi i kemi bërë publike kundërshtimet tona përmes manifestimeve, protestave, aksioneve dhe normalisht deri më 17 shkurt kemi shumë aktivitete, disa më publike e disa më të vogla me qytetarë në kuadër të mobilizimit për protestën e 17 shkurtit”, tha ajo.

 /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)