Qeveria miraton themelimin e Këshillit për bashkëpunim me shoqërinë civile
Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit për zbatimin e Strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.
Këshilli përbëhet nga 25 anëtarë, 12 përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 13 përfaqësues të shoqërisë civile.
Këshilli kryesohet nga njëri nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe një përfaqësues i emëruar nga Platforma Civi-Kos si bashkëkryesues.
Kabineti qeveritar ka aprovuar Planin Hapësinor Monumenti i Natyrës me rëndësi të Veçantë Ujëvarat e Mirushës.
Plani hapësinor i monumentit ka për qëllim që të trajtoj Monumentin e Natyrës në atë mënyrë që të sigurojë përmbushjen e rregullativës ligjore dhe kritereve ndërkombëtare. Kjo me qëllim që ai të jetë i kërkuar për vizitorët, turistët dhe studiuesit e ndryshëm.
Është miratuar edhe Plani Hapësinorë i Zonës së me Interes të Veçantë Mbrojtur Beteja e Koshares. Zona e Mbrojtur me Interes të Veçantë Beteja e Koshares, është shpallur për shkak të vlerave të veçanta dhe karakterit kulturor-historik të luftës së UÇK-së gjatë viteve 1998-1999.
Me qëllim të pengimit të zhvillimeve negative që janë duke ndikuar në degradimin e Zonës së Veçanet Parku Kombëtarë Bjeshkët e Nemuna, Qeveria ka miratuar vendimin për hartimin e Planit Hapësinorë për Zonën e Veçantë të Parkut Kombëtarë Bjeshkët e Nemuna.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndryshuar vendimin e mëhershëm, në lidhje me Pakon Tenderuese të Projektit TC Kosova e Re, duke e hequr nga pakoja zhvillimin e minierës së Sibovcit; dhe ka ndryshuar edhe vendimin për propozimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, duke ja shtuar listës së të propozuarve edhe Bajram Zogianin.
Kabineti qeveritar ka ndryshuar vendimin e qeverisë për kushtet e hyrjes dhe regjimit të vizave për shtetasit e huaj në Republikën e Kosovës. Në listën e shteteve, qytetarët e të cilit do të kenë nevojë që të pajisen me viza kur të hyjnë në Republikën e Kosovës, është shtuar edhe Bosnja dhe Hercegovina.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 (pesëmbëdhjetë) mijë euro për mbështetje financiare për familjen dhe për mbulimin e shpenzimeve të varrimit të të ndjerit Dimitrije Janiqijeviq.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 6 (gjashtë) vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Qeveria ka aprovuar një buxhet për manifestimet që do të shënojnë gjashtë vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Me vendimin e aprovuar sot nga kabineti qeveritar është futur në Planin Legjislativ për vitin 2014, edhe hartimi i Projektligjit për Veteranët.