26 Dhjetor 2024

Qeveria miraton Rregulloren për përgjegjësisë e Kryeministrit dhe ministrave

Prishtinë, 26 mars - E drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë, në të cilën është diskutuar dhe miratuar Rregullorja me të cilën përcaktohen fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive.

Në hapje të mbledhjes së dytë të Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti, duke vlerësuar angazhimin e kabinetit qeveritar tha se e din që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë e që janë urgjente, por sot kemi një vendim që është më urgjent se tjerët e që është rregullorja e re për fushat e përgjegjësisë administrative e cila i hapë rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në Kryeministri e në ministritë e linjës si rezultat i fuzionimit që janë bërë në disa ministri.

Ai shtoi se ndoshta këtë mbledhje mund ta mbanim në këmbë, sepse vërtetë nuk kemi kohë për të humbur sepse vendimet e rëndësishme që ju jeni duke i propozuar duhet të vijnë sa më shpejtë në tavolinën time.

Rregullorja për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, e miratuar sot, është obliguese për Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, këshilltarët e jashtëm politikë, nëpunësit e punësuar në kabinete dhe nëpunësit civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Rregullorja përkufizon funksionet e Qeverisë në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe kompetencat përmes miratimit të vendimeve me propozimin e anëtarëve të Qeverisë dhe institucioneve tjera në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi; miratimit të akteve juridike ose rregulloreve, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; diskutimin e problemeve dhe miratimin e vendimeve për çështje të tjera që ajo i konsideron të rëndësishme në kuadër të kompetencave të saj; miratimit të vendimit për emërimet dhe shkarkimet brenda kompetencave të saj, si dhe kryen të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)