02 Maj 2025

Qeveria miraton Projektligjin për Mbrojtjen nga Zhurma

Prishtinë, 29 janar - Projektligji për Mbrojtjen nga Zhurma, është dokumenti i parë që ka marrë miratimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktojë qasjen unike me qëllim të shmangies, parandalimit dhe zvogëlimit të efekteve të dëmshme të zhurmës në mjedis.

Projektligji është në harmoni me legjislacionin evropian dhe do të ofrojë një bazë për zhvillimin e masave të komunitetit për zvogëlimin e zhurmës së emetuar nga burimet e mëdha. 

Udhëzimi Administrativ për Mekanizmin e Përcjelljes së Emisioneve të Gazrave Serë ka marrë gjithashtu miratimin e kabinetit qeveritar. Ky Udhëzim përcakton mekanizmin e afateve kohore të raportimeve, monitorimin e emisioneve, vlerësimin e progresit dhe pasojat e pashmangshme të ndryshimeve klimatike me një kosto efektive. Me këtë Udhëzim Administrativ bëhet transpozimi i përsëritshëm i Rregullores 525/2013 të Komisionit Evropian.

Qeveria ka aprovuar Programin për Reforma në Ekonomi për vitin 2016.

Ky program është dokument që hartohet në baza të rregullta vjetore, përmes të cilit, duke lidhur kornizën afatmesme makrofiskale dhe politikat ekonomike me prioritetet e Qeverisë qartësohet procesi i zbatimit të reformave. Programi bën një përshkrim të kornizës afatmesme makroekonomike e fiskale dhe paraqet reformat strukturore në drejtim të rritjes së aftësisë konkurruese, rritjes ekonomike dhe punësimit, si dhe përmirësimit të mirëqenies sociale. 

Po ashtu, Qeveria aprovoi koncept dokumentin për Përmirësimin e Kornizës Ligjore për Sistemin e Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike.

Në mbledhje është aprovuar Raporti vjetor financiar (me të dhëna preliminare) për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2015.

Me vendimin e aprovuar nga kabinetit qeveritar janë aprovuar ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, që kanë të bëjnë me përmbushjen e obligimeve të pakryera financiare  nga viti paraprak për projekte kapitale shumëvjeçare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)