Qeveria miraton Projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi
Prishtinë, 5 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtuar mbledhjen e 187-të me radhë, në të cilën janë miratuar disa vendime dhe projektligje.
Nën drejtimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është mbajtur sot mbledhja e 187-të me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi , kriter i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, që ka për qëllim përcaktimin e një kornize të përgjithshme për mbrojtjen nga diskriminimi, duke tentuar që jo vetëm të mbrohen por edhe të avancohen liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ky projektligj është i domosdoshëm poashtu edhe në parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në vendin tonë, në promovimin e barazive efektive, dhe në vënien në jetë të parimit të trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi në prezantimin e projektligjit para kabinetit qeveritar.
Poashtu, është miratuar projekt rregullorja e punës së Komisionit Kombëtar për Refugjatë, që përcakton përbërjen, përgjegjësitë, organizimi dhe funksionimit e këtij Komisioni, që zbatohet nga ky Komision me rastin e shqyrtimit të ankesave të azilkërkuesve.
Qeveria ka aprovuar nismën e Ministrisë së Financave për negocimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Bashkëpunim me Bankën Intensive Evropian dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim lidhur me Projektin e Financimit të Segmentit Kijevë-Klinë-Zahaq.
Gjatë kësaj mbledhje, është plotësuar Vendimi i Qeverisë nr. 17/181 të datës 2 prill 2014, me të cilën është precizuar mënyra teknike e ndarjes së mjeteve financiare në vlerë prej 1 milion euro për shërimin e fëmijëve të cilët vuajnë nga kanceri, leukemia dhe sëmundjet e ngjashme.
Qeveria ka miratuar vendimin Preliminar për shpronësimin e përhershëm dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri.
Poashtu është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësimin për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Segmentit Rrugor 7.3 që lidhë Autostradën Vërmicë-Merdare R7, Autoudhën R6, Prishtinë-Hani i Elezit dhe Rrugën Magjistrale M2, Zonat Kadastrale Miradi e Epërme, Komuna Fushë Kosovë, Preoc e Uglar, Komuna e Graqanicës dhe Qagllavicë, Komuna e Prishtinës.