08 Maj 2024

Qeveria miraton ndryshimin e ligjeve të pavarësisë së mbikëqyrur

Prishtinë, 21 mars - Në mbledhjen e rregullt, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e të gjitha ligjeve që dalin nga procesi i përmbylljes se pavarësisë së mbikëqyrur, sipas dokumentit të Presidentit Ahtisari.

Kabineti Qeveritar, në mbledhjen e sotme, ka aprovuar vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, si dhe Raportin vjetor financiar për vitin 2011, i cili prezanton ecurinë e të hyrave dhe shpenzimit të buxhetit për vitin 2011.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe një Rregullore për pozitat e larta drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për Zyrën e Komisionarit për Gjuhët. Me vendim të Qeverisë është vazhduar edhe mandati i Komisionit qeveritar të Gjuhëve.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar, znj. Teuta Danuza, drejtor të Autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve dhe z. Ilir Dushi për kryeshef ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka emëruar Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror si dhe anëtarët e bordit të përkohshëm të Ndërmarrjes së re Publike Posta e Kosovës.

Janë miratuar vendimet përfundimtare për shpronësimin e pronave në brezin e rrugës Prishtinë-Fushë Kosovë-Sllatinë-Arllat-Gjurgjicë dhe pronat në brezin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për zgjatjen e aftit të regjistrimit të automjeteve me targat e reja RKS dhe KS, deri më 1 qershor 2012.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)