Qeveria miratoi Projektligjin për vlerat e luftës
Prishtinë, 22 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për vlerat e luftës pasi qe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë në ditën e 61 të grevës.
Kryeministri Hashim Thaçi kërkoi që të saktësohet numri i veteranëve të UÇK-së, i dëshmorëve dhe i familjeve të tyre.
Kryeministri tha se me miratimin e këtij Projektligji, Qeveria e vendit po bënë gjënë më të vogël që duhet bërë për kategoritë e luftës, ndërsa e cilësoi si projektligjin më bashkëkohorë dhe më të mirë në rajon.
Gjithashtu, u bë e ditur se miratimi i Projektligjit për vlerat e luftës bëhet në harmonizim të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ky ligj është pritur për 12 vjet, mirëpo përpjekje për miratimin e tij.
Ai ka thënë se ky është riprocedim i ligjit nga ana e Qeverisë në Kuvend, pasi që ai ishte proceduar gjatë mandatit të kaluar, por është kthyer në Qeveria pas shpërbërjes së Kuvendit, që erdhi si pasojë e rrethanave të reja të krijuara pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Thaçi ka theksuar se vendimi për miratimin e këtij projektligji, të cilin disa herë e ka cilësuar si më të mirin në rajon, ka ardhur pas harmonizimit të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka kërkuar në mënyrë të veçantë që grupet punuese të ministrive të saktësojnë numrin e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.
Do të kërkoja nga grupi punues i ministrive përkatëse që të punojnë për përcaktimin e saktë të numrit të veteranëve, në mënyrë që të përfitojnë të drejtën