Qeveria miratoi ndryshimini e Ligjit për Presidentin
Prishtinë, 4 maj - Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Me këtë ndryshim, edhe Presidenti barazohet me zyrtarët e lartë që përfitojnë sipas Ligjit për përfitimet e ish-Zyrtarëve të Lartë të Republikës së Kosovës, pasi që deri më tani në Ligjin paraprak ka qenë i përjashtuar.
Kemi të bëjmë me një ndryshim i cili konsiston që të kemi një legjislacion të barabartë edhe për Presidentin e Republikës së Kosovës, dhe ish-zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, ngase në ligjin paraprak ka qenë i përjashtuar Presidenti i Republikës së Kosovës.\"
\"Me këtë nen barazohet Presidenti i Republikës së Kosovës, ish-presidentët në fakt, me ish-kryetarët e Kuvendit, kryeministrat, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme, dhe Kryeprokurorin e shtetit, tha zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi.
Kryeministri Isa Mustafa ka sqaruar edhe njëherë se nuk flitet për presidentin aktual, por është dhënë iniciativa vetëm të barazohet statusi i presidentit me statusin e bartësve tjerë të pozitave të larta, për të cilët zbatohen kritere të njëjta dhe se kjo i takon edhe ish-presidentëve, pas vitit 2008.