23 Janar 2025

Qeveria miratoi amendamentimin e Kushtetutës

Prishtinë, 7 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 17-të, të rregullt.

Në mbledhje u miratua Propozimi për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Parë, Hashim Thaçi, para kabinetit qeveritar ka thënë se me këtë amendamentim po përmbushen obligimet që ka marrë Qeveria nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar, për themelimin e Gjykatës Speciale.

Amendamentimet e reja përfshijnë ndryshimet që dalin nga përmbushja e obligimeve ndërkombëtare, në lidhje me Raportin e Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Evropës, Dokumenti 12462, datë 7 janar 2011.

Sipas kësaj, Republika e Kosovës mund të themeloj Dhoma të Specializuara, me Zyre të Prokurorit të Specializuar, në kuadër të sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar rregullohet edhe me një ligj të veçantë.

“Është një obligim që e kemi marrë karshi bashkësisë ndërkombëtare edhe me letërkëmbimin e Presidentes së Kosovës me baroneshën Ashton. Ne e kemi vlerësuar, dhe e vlerësojmë edhe sot se është vendim i drejtë kryerja e këtyre obligimeve, në mënyrë që të zbardhet e vërteta rreth pretendimeve të padrejta që iu kanë bërë Kosovës, dhe Kosova ta heq këtë barrë të rëndë nga supet e veta, apo këtë re të zezë që po qëndron mbi shtetin e Kosovës."

"Prandaj, duke marrë parasysh këto rrethana, dhe obligimet që dalin nga qëndrimi dhe vendimi i Kuvendit të Kosovës, mendojmë që Qeveria e Kosovës të dërgoj në Kryesi të Kuvendit dhe pastaj Kryesia e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka theksuar zëvendëskryeministri Thaçi.

Në mbledhje u miratua edhe Projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Zëvendëskryeministri Thaçi tha se qëllimi kryesor i këtij projektligji është mbrojtja juridike dhe mbështetja financiare e personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedura të ndërlidhura për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)