Qeveria mblidhet për programin qeverisës 2020 - 2023
Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti i cili ka thënë se programi i koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të reflektojë marrëveshjen e koalicionit ndërmjet këtyre dy partive, të arritur më 2 shkurt.
“Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuara masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdesin social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje të tjera”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.