Qeveria mbështetë fuqishëm Policinë e Kosovës
Prishtinë, 14 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Lëvizjes Vetvendosje të drejtuara kundër pjestarëve të policisë së Kosovës të cilët janë në mbrojtje të rëndit dhe ligjit.
Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje krerëve të Lëvizjes Vetvendosje që të shmangën nga përdorimi i dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës qendron fuqishëm në mbeshtetje të policisë së Kosovës e cila me profesionalizëm është duke mbajtur nën kontroll të plotë situatën.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh kosideratën e lartë për maturinë dhe sjelljen korrekte të qytetarëve të Republikës së Kosovës, forcave poltike, shoqërisë civile dhe informimin profesional të mediave. Sjelljet e till janë në përputhje të plotë me vlerat civilizuese perndimore dhe synimet tona për integrime euro-atlantike.