Qeveria mbeshtet projektet në Komunën e Mamushës
Prishtinë, 10 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot Komunën e Mamushës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Arif Bytyç.
Kryetari i Komunës së Mamushës, Bytyç e ka njoftuar kryeministrin Thaçi me të arriturat e Komunës së Mamushës, me projektet e implementuara dhe ato që janë në vazhdim.
Në këtë kuadër, Bytyç ka vlerësuar lartë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Komunën e Mamushës.
Kryeministri Thaçi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Bytyç për pritjen dhe ka theksuar vazhdimin e mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës për projektet që do të zbatohen në vazhdimësi në Komunën e Mamushës.
Gjatë vizitës, Kryeministri Thaçi bashkë me z.Bytyç ka vizituar disa nga projektet infrastrukturore, si dhe disa serra tw suksesshme në Komunë.