18 Janar 2025

Qeveria mban mbledhjen e rregullt, merr disa vendime

Prishtinë, 22 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar një projektligj dhe dokumente tjera në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Isa Mustafa foli për lirimin nga detyra të ministrit Ferid Agani.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se z. Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kërkuar të lirohet nga pozita e ministrit. Në harmoni me qëndrimet që ne i kemi pasur gjatë themelimit të koalicionit qeverisës dhe të përcaktimit tonë të zbatimit të ligjit, unë e vlerësoj gjestin e ministrit Agani dhe vlerësoj se ne duhet të zbatojmë të gjitha procedurat, të zbatojmë ligjin dhe të mundësojmë që në mënyrë të pavarur institucionet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre”, tha kryeministri Mustafa.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal është dokumenti i parë i aprovuar në mbledhjen e sotme. Ky projektligj ka për qëllim sigurimin e nivelit minimal të shërbimeve komunale në komunat e caktuara, që kanë popullsi më pak se njëzet e dy mijë banorë.
 
Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme, është aprovuar Koncept dokumenti për hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugët, i cili rekomandon hartimin e ligjit dhe akteve nënligjore në bazë të të cilave krijohet mundësia e adoptimit të legjislacionit evropian për rregullimin e kësaj fushe në Republikën e Kosovës.
 
Edhe Koncept dokumenti për Rregullimin e Profesioneve të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, është aprovuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme.

Qeveria ka miratuar në parim edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes financiare për IPA 2017 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

U mor vendim edhe për emërimin e Zyrtarit Përgjegjës për Programin Shtetëror të Sigurisë së Aviacionit Civil dhe është themeluar Komiteti për Programin Shtetëror të Sigurisë së Aviacionit Civil në Republikën e Kosovës.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Manifestimin e Ditës së Komunitetit Goran në Republikën e Kosovës.

Aprovimin e kabinetit qeveritar e ka marr edhe vendimi për trajtimin e kafshëve të konfiskuara, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara. Me këtë vendim caktohet Strehimorja e përkohshme e kafshëve të konfiskuara në perimetrin e Burgut të Dubravës në Istog. Kafshët e konfiskuara trajtohen nga Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Republikën e Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)