22 Janar 2025

Qeveria ka prioritet aplikimin për statusin e kandidatit në BE

Prishtinë, 19 janar - Qeveria e Kosovës ka vënë lart në agjendën e vet procesin e integrimit evropian, ku si qëllim kryesor strategjik gjatë mandatit katërvjeçar paraqet aplikimin për statusin e vendit kandidat.

Me gjithë problemet e mëdha të brendshme, të evidencuara edhe në raportet që vijnë nga Brukseli, sipas asaj që thuhet në draft- program, Qeveria do të jetë e përkushtuar në nënshkrimin, formalizmin dhe zbatimin sa më të shpejtë të MSA-së, në mënyrë që Komisioni të vlerësojë pozitivisht zbatimin dhe Kosova përfundimisht të marrë statusin e vendit kandidat.

Në funksion të kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet për zbatimin e vazhdueshëm të reformave të nevojshme në fusha të ndryshme, si: sundimi i ligjit, reformat në administratën publike, zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj.

Nënshkrimi dhe formalizimi i MSA-së do të jenë prioritet afatshkurtër i Qeverisë së Kosovës, i cili parashihet të finalizohet gjatë vitit 2015.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)