18 Janar 2025

Qeveria ka miratuar tre projektligje

Prishtinë, 6 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar tre projektligje dhe një rregullore nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Projektligji i parë i cili ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar, në mbledhjen e sotme, është ai për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

Ky Projektligj rregullon themelimin, organizimin, strukturimin, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyrën e financimit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, është projektligji tjetër që Qeveria e Kosovës ka aprovuar në mbledhjen e sotme.

Me hyrjen në fuqi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është inkriminuar edhe mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Prandaj ka lind nevoja për plotësim ndryshimin e këtij ligji me qëllim të harmonizimit të ligjeve dhe zbatimit sa më efikas të legjislacionit në fuqi. Për më tepër në plotësim ndryshimin e këtij ligji janë përfshirë edhe pika të tjera të ndërlidhura me problemet në të cilat ka hasur Agjensin Kundër Korrupsionit gjatë zbatimit të ligjit.

Edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik është miratuar në mbledhjen e sotme te Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Edhe miratimi i këtij projektligji ka për qëllim harmonizimin e dispozitave ligjore dhe shmangia e konfliktit ligjor me hyrjen në fuqi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me miratimin e Kodit të ri penal, që po zbatohet nga Janari i vitit 2013 ka lind nevoja për plotësim ndryshimet janë të nevojshme për përafrimin e këtij ligji me Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale.

Rregullorja për protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, është dokumenti publik I miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme.

Qëllimi dhe fushëveprimi i këtij Protokolli është që të përcaktojë detyrimet dhe të qartësojë rolet dhe procedurat e institucioneve për parandalimin, identifikimin, mbledhjen e të dhënave, referimin, trajtimin, raportimin e dhunës ndaj fëmijëve në institucionet e arsimit parauniversitar.

Rregullorja përforcon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe multidisiplinor për të mbrojtur të drejtat e fëmijës dhe për të mbrojtur fëmijët nga dhuna. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)