21 Janar 2025

Qeveria ka miratuar 68 projektligje gjatë këtij viti

Prishtinë, 3 dhjetor - Qeveria e Kosovës, do të punojë me përkushtim maksimal deri më datë 31 dhjetor 2015, në mënyrë që të kompletohet agjenda legjislative e saj dhe që projektligjet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës.

Përpos ligjeve të miratuara, sipas evidencave të Qeverisë janë edhe 32 projektligje që duhet të kalojnë procedurat në Kuvend, meqë Qeveria i ka miratuar dhe proceduar.

Qeveria e Republikës së Kosovës e sheh të nevojshme krijimin e kushteve dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike në Kuvend, në pozitë dhe opozitë, në mënyrë që të përmbushet  agjenda legjislative, e cila ka rëndësi themelore për vendin, si dhe që këto akte, pas shqyrtimeve dhe debatit kualitativ në Kuvend, të jenë sa më të kompletuara dhe në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Qeveria e Kosovës e konsideron të nevojshme dhe të domosdoshme miratimin sa më të shpejt të këtyre akteve ligjore, të cilat kanë rëndësi parësore për zhvillimin ekonomik, proceset integruese evropiane, arsimin, sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e shumë proceseve të tjera të rëndësishme për të ardhmen e vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)