18 Janar 2025

Qeveria Italiane do të vazhdoj përkrahjen për Kosovën 

Prishtinë, 22 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku priti në takim njohës Ambasadorin e posaemëruar të Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Me Ambasadorin Ferrarese, Ministrja Çitaku ka diskutuar për zhvillimet më të fundit në vend, si dhe për avansimin e Kosovës me agjendën Evropiane.

Ministrja Çitaku shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që Italia ka dhënë posaqërisht në këto katërmbëdhjetë vitet e fundit, gjë që po vazhdon të japë tani për një zhvillim demokratik të Kosovës.

Poashtu, edhe në përkrahjen e vazhdueshme me procesin e integrimit Evropian të vendit tonë.

Gjatë takimit, Ministrja Çitaku tha se pa mbështetjen e Italsië Kosova do ta kishte shumë më vështirë arritjen në këtë pozitë ku është tani.

"Italia ka qenë një ndër mbështetëset kryesore në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë, dhe tani është mbështetësi kryesorë në rrugëtimin tonë, pashtu të gjatë drejt integrimit Evropian duke marrë parasysh se Integrimi Evropian është prioritet i Qeverisë së Kosovës, përkushtimi ynë është maksimal pasiqë ky proces do të kërkojë shumë reforma, procese të brendshme transorfmimi ku shumë prej të cilave nuk do të jenë të lehta, dhe as popullore, por është një bazë e qëndrueshme për të ndërtuar sistem demokratik, stabil dhe efektiv të qeverisjes”, ka theksuar Çitaku.

Nga ana e tijë Ambasadori Italian, Ferrarese tha se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në rajon dhe ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke rikonfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Italisë për shtetin e Kosovës.

Me këtë rast Ambasadori Ferrarese tha se Qeveria Italiane do të vazhdoj përkrahjen për Kosovën  në rrugën e saj drejt integrimit Evropian dhe avancimin ekonomik dhe social, në mënyrë që edhe Kosova në një të ardhme të afërt ti bashkohet familjes së madhe Evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)