23 Janar 2025

Qeveria i kërkon Sllovenisë lejimin e kthimit të Haradinajt në Kosovë

Prishtinë, 17 qershor - Qeveria e Kosovës thotë se me shqetësim e ka pranuar lajmin për ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet sllovene, bazuar në një urdhër arrest të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Në reagimin e Qeverisë thuhet se është shqetësuese se urdhër arrestet e tilla akoma konsiderohen valide në vende të caktuara.

“Shprehim shqetësimin tonë se urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si valide në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se nuk ka asnjë arsye që z. Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla dhe apelon te autoritetet sllovene që sa më parë të mundësojnë që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë”, thuhet në fund të reagimit të Qeverisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)