23 Janar 2025

Qeveria i detyrohet rezolutës për Haradinajn

Prishtinë, 19 qershor - Dy raunde të votimit iu deshën deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të miratojnë rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së, e ku kërkohet nga Qeveria e Kosovës që t’i dërgojë notë proteste ndaj Sllovenisë.

Për zyrtarizimin e formës diplomatike votuan 51 deputetë, nga 65 sa ishin të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt të enjten dhe që ishte thirrur për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt, kryetarit, njëherësh deputetit të AAK-së.

Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Lubjanës mbi bazën e urdhërarrestit të është lëshuar në vitin 2004 përmes Interpolit në Beograd, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm pak orë pas miratimit të kësaj rezolute, autoritetet sllovene, nëpërmjet ministrit të Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec kanë bërë të ditur për media se Haradinaj, do të lirohet shumë shpejtë.

“Komplikimi rreth arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Slloveni do të zgjidhet në mënyrë të favorshme, deri në fund të ditës”, ka thënë Erjavec për agjencinë sllovene të lajmeve STA.

Të shqetësuar për përkeqësimin eventual të raporteve me Slloveninë, pas paralajmërimit për rezolutën që detyron qeverinë që të dërgojë notë proteste kanë shfaqur të enjten, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Që të tre kanë kërkuar nga deputetët që të kenë kujdes me tekstin e rezolutës meqë Sllovenia është ndër shtetet që ka mbështetur çlirimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)