Qeveria gjatë javës voton zëvendësministrat
Prishtinë, 22 mars - Kryeministri Hashim Thaçi, brenda kësaj jave, pritet ti bëjë publike për publikun emrat e zëvendësministrave.
Lajmin e ka konfirmuar të hënën për \"Epoka e Re\", ministri i Kulturës, Memli Krasniqi. Emërimi i zëvendësministrave është kompetencë ekskluzive e kryeministrit Thaçi.
Por, ka mundësi që gjatë kësaj do të ketë vendime që do të merren nga kryeministri Thaçi, ka thënë Krasniqi.
Epoka e Re, nga një burim përbrenda PDK-së, ka arritur ti sigurojë emrat e mundshëm të zëvendësministrave nga radhët e këtij subjekti politik: Gani Koci, Ramadan Avdiu, Gani Buçinca, Berat Luzha, Basri Musmurati, Mimoza Ahmetaj dhe Selvije Halimi.
Thaçi është kujdesur tej mase që përbrenda kabinetit qeveritar ti sistemojë edhe kuadrot e reja të ardhura në PDK, të cilët në zgjedhjet e fundit nuk kishin arritur ta fitojnë kuotën për të qenë deputetë të kësaj legjislature, si Ilir Mirena dhe Petrit Selimi.
Ndërkaq, partnerja e koalicionit qeveritar, AKR-ja, ende nuk ka dalë me asnjë emër të zëvendësministrit.
Por, përfolët se zëvendësministra të kësaj partie do jenë: Selami Shkodra, Emin Gërbeshi, Avdi Mehmeti, Feti Mehdiu, Gëzim Mehmeti ose Banush Pacolli.
Në Qeverinë e Kosovës dhjetë zëvendësministra do ti kenë minoritet, kurse një Lista Dr. Ibrahim Rugova.