20 Janar 2025

Qeveria fton qytetarët për qetësi në Mitrovicë

Prishtinë, 22 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët që po protestojnë sot në Mitrovicë për qetësi, maturi dhe vetë përmbajtje duke kërkuar që të mos bien pre e provokimeve nga ata që kanë për qëllim destablizimin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës po e përcjell me vëmendje situatën e fundit pas rivendosjes së barrikadave të reja në urën e lumit Ibër në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët relevant për të zgjidhur këtë problem.

Qeveria e Kosovës siguron qytetarët se barrikadat e reja mbi lumin Ibër do të hiqen shumë shpejtë dhe lëvizja e lirë do të sigurohet sipas Ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit.

Qeveria e Kosovës fton Bashkimin Evropian që të rris angazhimet për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe që sa më shpejtë të lirohet Ura e Ibrit nga pengesat për lëvizjen e lirë, që është një prej vlerave fondamentale të Kushtetutës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Po ashtu, sigurojmë se në rast të mosefektivitetit në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës do të marrë masat e duhura në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet e shtetit të Kosovës.

\"Qeveria e Kosovës garanton angazhim të lartë dhe njëkohësisht kërkon prej të organeve të rendit dhe ligjit, Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it që të sigurojnë rendin dhe qetësinë për të gjithë në Mitrovicë\", thuhet ne komunikaten e qeverise se Kosoves.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)