Qeveria, fajtore për MSA-në
Prishtinë, 13 dhejtor - Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, një ditë pasi Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian nuk e ka caktuar një datë për Kosovën për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit (MSA), e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka dështuar në përmbushjen e kushteve që ndërlidhen më së shumti me sundimin e ligjit dhe reformën në administratën publike.
Haziri ka bërë me dije se LDK-ja nga e mërkura nuk do të marrë më pjesë as në mbledhjet e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, i cili udhëhiqet nga presidentja Atifete Jahjaga.(Epoka e re)